Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas arresimit të ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shkruan se veprimet e SPAK-ut, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.
“Veprimet e SPAK-ut, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraposh, por nuk mund t’i fshihesh më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, tha Kim.
Ish-ministri i LSI-së u arrestua sot rreth orës 11:30 në shtëpinë e tij në Durrës, për dosjen e inceneratorit në Elbasan.
Urdhër Arresti është kërkuar nga prokurori Klodian Braho dy ditë më parë dhe është firmosur nga gjyqtari Erion Bani, teksa ekzekutimi është bërë mesditën e kësaj të marte. Ndaj tij rëndojnë 3 akuza për veprat penale, për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.
