Skip to content

“Arrestimi i Lefter Kokës”, reagon Yuri Kim: Askush s’është mbi ligjin, mund të vraposh por jo t’i fshihesh

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas lajmit të arrestimit me urdhër të SPAK, të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane thotë se veprimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sidomos këtë javë, ” tregojnë se askush nuk është mbi ligjin”.

“Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraponi por nuk mund t’i fshiheni më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, shkruan Yuri Kim.