Skip to content

Berisha thirrje sekretarëve të shkarkuar nga PD: Injorojeni vendimin

“Komisioni i Rithemelimit të PD” i ngritur nga Kuvendi i ish-kryeministrit Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet e kreut të PD Lulzim Basha për shkarkimin e tyre.

Sipas Berishës, këto njoftime janë pa vlerë juridike me ar3gumentin se Basha është shkarkuar nga Kuvendi i mbledhur prej tij. Përmes njoftimit të “Komisioni i Rithemelimit” u bëhet thirrje sekretarëve të degëve të vijojnë punën.

Reagimi i Komisionit të Rithemelimit:

Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e sekretarëve në disa degë të PD!

Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike.

Kultura e perjashtimit ka marrë fund!