Skip to content

“Ligjet” rrëzojnë Ilir Metën për “Bashkëqeverisjen”

U diskutua në Komisionin e Ligjeve këtë të mërkurë dekreti i Presidentit Ilir Meta që ktheu ligjin për bashkëqeverisjen. Pas diskutimeve dhe debateve mes mazhorancës dhe opozitës në fund u vendos rrëzimi i dekretit të Presidentit Meta.

Kreu i shtetit nuk kishte pranuar që ta dekretonte me miratim këtë ligj pasi sipas tij cënon dispozita konkrete të Kushtetutës etj.

Por para se të refuzohej nga Presidenti, ligji kishte marrë miratimin në parlament me 73 vota. Mes PD-së dhe PS-së ka pasur shumë debate në lidhje me këtë ligj.

Socialistët argumentojnë se agjencia e “Bashkëqeverisjes” do të ndihmojë qytetarët të shprehin problemet e tyre, por dhe si një instrument për të luftuar korrupsionin.

PD e cilëson këtë agjenci si antikushtetuese dhe se do të ndihmojë qeverinë për të siguruar të dhënat e qytetarëve.