Media italiane L’Espresso ka publikuar një shkim për një nga klanet mafioze më të fuqishëm të Italisë “Casamonica”, ku ndër të tjera ka diçka edhe për shqiptarët. “BalkanWeb” sjell një pjesë të shkrimit investigativ të publikuar dje. Ka qenë një oficer i karabinierisë që është shfaqur si një sipërmarrës që do të investojë në Romë dhe ka zbuluar si funksionon klani.
Makina jashtë serisë xhiron gomat para kalimit të këmbësorëve.Në bord ndodhet një sipërmarrës i ri nga Modena, në pamje të parë i pastër dhe me sjellje menaxhuese, me një negociatë. Burri tregon përgjatë rrugëve të kryeqytetit vendet ku ai do të donte të hapte një zinxhir picerish. Dhe ai e pyet shoferin se si të shmang problemet: i kanë thënë se, sidomos në periferi, ekzistojnë rregulla të tjera që duhet respektuar dhe ai nuk dëshiron të përfundojë i ngatërruar në luftërat midis kriminelëve. Por personi që qëndron pas timonit i jep një siguri: “Në Romë janë ‘Casamonicat’ dhe kjo mjafton. Ku jemi ne askush nuk na shqetëson”.
Giuseppe Casamonica, i quajtur Bitalo, është kumbari i klanit dhe e di se si funksionojnë gjërat.Nuk ka asnjë organizatë tjetër kriminale që guxon të kundërshtojë klanin më të fuqishëm brenda dhe jashtë Unazës së Madhe. Sepse nëse nuk është Giuseppe, janë vëllezërit, xhaxhallarët, kushërinjtë. Një rrjet fluid dhe frikësues që garanton mbrojtje në këmbim të parave.
Të paguhet çdo javë, përndryshe ata rrihen. Sipërmarrësi nxehet. Kureshtja e tij, megjithatë, fsheh një interes tjetër: ai është një oficer i karabinierëve i fshehtë, me misionin e përcaktimit të kufijve të klanit Casamonica.
Pyetje e ndrojtur: “E mbuloni edhe këtë zonë? Unë e di që keni pasur probleme me shqiptarët … “. Bosi është pothuajse i habitur: “Ti kur thua Casamonica në Romë, ke thënë gjithçka. Shqiptarëve iu kemi thyer kockat dhe i kemi përzënë”.Bota e Casamonica lëviz edhe më poshtë se “bota e mesme”, më poshtë se “bota e rrugës”. Lulëzon nën nivelin në të cilin institucionet kontrollojnë, duke dominuar skutat më të errëta.
Janë si “minjtë e kanaleve”, të padukshëm derisa shfaqen në sipërfaqe. Por janë në gjendje të gllabërojnë gjithçka. “Ata të hanë, janë shumë, janë plot me vëllezër dhe kushërinj që lëvizin”, thotë i terrorizuar një kalabrez i lidhur me ‘Ndranghetan.
Një klan i një mijë bashkëpunëtorëve të lidhur me njëri-tjetrin dhe një perandori që zgjerohet në jug të kryeqytetit. Një mafie e fortë, e ndërtuar me çimenton e lidhjes familjare, në gjendje të merret me organizata të tjera që njohin prestigjin, kontrollin e territorit, aftësinë për të diversifikuar biznesin dhe për të krijuar rrjete të marrëdhënieve të rëndësishme. Ose ndryshe që janë në gjente të dominojnë.
Nga krahu i armatosur i arkëtarit të bandës “Magliana” Enrico Nicoletti, ata kaluan tek grabitjet, fajdet dhe droga për llogari të tyre.Festat mess shandanëve dhe pasqyraveTë ardhur nga Abruzzo dhe Molise në vitet shtatëdhjetë, ata lëshuan rrënjë në atë lagje të kasolleve të zhvendosura të treguara nga Pier Paolo Pasolini. Në hijen e eshtrave të ujësjellësit Felice, me harqe që zhduken pas mureve dhe kangjellave, ata ndërtuan kështjellën e tyre. Ata janë vendosur pak kilometra nga qendra e Romës për të lëvizur midis blloqeve ndërtimore të ndërtesave të egra, dhomave të lira dhe braktisjes, të toleruara nga një metropol gjithmonë e më shumë i dorëzuar dhe i frikësuar.
(m.k/BalkanWeb)
