Skip to content

Afera e inceneratorëve, Basha: Goditja të mos mjaftohet vetëm me “koka turku”, mbështesim drejtësinë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha këtë të mërkurë nga selia blu në një konferencë për mediat tha se korrupsioni  dhe krimi do të jenë misioni i tij dhe i PD.

Basha tha se PD e mbështet pa kushte drejtësinë në luftën kundër këtij armiku dhe kërkoi që afera e inceneratorëve të mos ndalet vetëm me arrestimin e Lefter Kokës.

“Kur Amerika e vendos luftën kundër korrupsionit prioritetin e saj madhor, sepse ai cënon interesin kombëtar, po ne këtu? Ku një grusht njerëzish kanë grabitur çdo gjë? Ku ministra të qeverisë  pastrojnë para dhe grabisin fonde  publike??? Vetingu i politikanëve është në fakt vetëm një mjet për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet me krimin, shembull i përpjekjeve tona serioze.

Mbështesim drejtësinë në të gjitha veprimet kundër këtij  armiku të mirëqenies së shqiptarëve! Unë dhe PD përshëndesim të gjithë ata prokurorë dhe hetues të sistemit të ri të drejtësisë që kanë filluar të godasin korrupsionin në nivelet më të lartë me gjithë presionin e madh të përditshëm!!

Ashtu siç kemi bërë dhe do vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë  me denoncimet për korrupsionin galopant të qeverisë Rama, qeveria më e korruptuar në Europë sipas gjithë raporteve ndërkombëtare, ashtu ne do të përkrahim dhe përshëndesim me forcë të gjitha goditjet që drejtësia bën kundër Armikut të mirëqenies së shqiptarëve!

Më mirë vonë se sa kurrë. Natyrisht do të donim dhe presim jo vetëm ne si opozitë, por të gjithë shqiptarët që kjo goditje të jetë e plotë dhe e vërtetë dhe të mos mjaftohet me “koka turku”. Lefter Koka nuk është thjesht një “kokë turku”, sepse është ministër i qeverisë Rama, por Lefter Koka nuk mund të bënte 17 vendime qeverie brenda ditës.

Lefter Koka nuk mund të mblidhte të gjithë grupin parlamentar të PS me në krye Edi Ramën tek skena e krimit që ka sekuestruar prokuroria që është landflilli dhe incenetarori i Elbasanit. E mbani mend apo jo?”, tha Basha.