Skip to content

Berisha publikoi orarin e votimeve për shkarkimin e Bashës, cilat janë dy degët e para të PD që i dalin në krah

Pak më parë gjatë ditës së sotme, ish kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një njoftim zyrtar ku njoftohej orari i votimeve të cilat do të mbaheshin në datën 18 dhjetor në kuadër të referendumit për të shkarkuar Lulzim Bashën nga posti i kreut të PD.

Berisha njoftoi orarin e votimeve që do të jetë nga ora 08:00 deri në orën 17:00. Deri më tani, dy qarqet e para që kanë dalë në mbështetje të Berishës përsa i përket gatishmërisë për të votuar në datën 18 dhjetor.

Dega e PD në Korçë dhe në Vlorë kanë lajmëruar deri më tani mbajtjen e votimeve për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kreut të demorkatëve.

/faxweb