Një 31 vjeçare ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur dhe është larguar nga banesa. Denoncimin e ka bërë bashkëshorti 37 vjeçar, i cili ka deklaruar se e shoqja është larguar nga shtëpia që ditën e djeshme.
Autoritetet kanë njoftuar se gruaja është shpallur në kërkim dhe do të gjykohet për veprën penale ‘braktisja e fëmijëve të mitur’.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë shpalljen në kërkim dhe filluan procedimin penal për veprën “Braktisja e fëmijëve të mitur” për shtetasen P. K., 31 vjeçe, banuese në fshatin Taç, Ersekë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi E. K., 37 vjeç, i cili ka deklaruar se shtetasja e mësipërme është larguar nga banesa ditën e djeshme dhe ka braktisur dy fëmijët e mitur” thuhet në njoftim.
