Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Berisha pret kërkim ndjese nga SHBA-të dhe heqjen e non gratës, Yuri Kim reagon ashpër: Zero shanse!

Vijon retorika e ashpër mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe përfaqësueses së SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim.

Kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi në Tëitter, duke u shprehur se janë zero shanset që SHBA të heqë non grata, apo të kërkojë falje për një person që është shpallur non grata, nën akuzën e korrupsionit të rëndësishëm siç është rasti i Berishës.

Ambasadorja e SHBA-ve ka publikuar në “Tëitter” një tabelë me të dhëna ku tregon se numri i personave të shpallur “non grata” nga Uashingtoni është mbi 200.

Po ashtu ambasada amerikane thekson se nuk ka asnjë të shpallur “non grata” për të cilin të jetë kthyer mbrapsht vendimi. Ambasada e SHBA shton se numri i faljeve nga DASH për personat e shpallur “non grata” për korrupsion domethënës është zero.

/faxweb