Skip to content

Berisha pret kërkim ndjese nga SHBA-të dhe heqjen e non gratës, Yuri Kim reagon ashpër: Zero shanse!

Vijon retorika e ashpër mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe përfaqësueses së SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim.

Kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi në Twitter, duke u shprehur se janë zero shanset që SHBA të heqë ‘non grata’, apo të kërkojë falje për një person që është shpallur ‘non grata’, nën akuzën e korrupsionit të rëndësishëm siç është rasti i Berishës.

Ambasadorja e SHBA-ve ka publikuar në “Twitter” një tabelë me të dhëna ku tregon se numri i personave të shpallur “non grata” nga Uashingtoni është mbi 200.

Po ashtu ambasada amerikane thekson se nuk ka asnjë të shpallur “non grata” për të cilin të jetë kthyer mbrapsht vendimi. Në postim thuhet më tej se numri i faljeve nga DASH për personat e shpallur “non grata” për korrupsion domethënës është zero.

Gjatë një komunikimi të bërë së fundi me mediat, Berisha tha se ai do të pranonte faljen nga SHBA-të, dhe nëse do të zgjidhej në krye të PD-së do të vazhdonte komunikimin normal.

Por pavarësisht dëshirës së mirë të Berishës, Kim deklaron prerë se shanset që non grata të hiqet, dhe falja të kërkohet janë zero.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb