Gjykata e Lezhës ka kthyer çështjen e HEC-eve në Kaçinar për hetime më të thelluara pasi dyshohet se prokuroria ka kryer shkelje në dosjen e koncesioneve.
Banorët u shprehën mjaft të shqetësuar që kjo çështje po zgjatet dhe se hetimet duhen çuar deri në fund pasi Bashkia sipas tyre po mundohet t’u grabisë pronat dhe ujin.
Kujtojmë se me 22 nëntor të këtij viti Çështja e ndërtimit të HEC-eve në këtë zonë mbërriti në Gjykatën e Lezhës. Pas kallëzimit penal në SPAK të banorëve të zonës, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, regjistroi procedim për veprat penale “Shpërdorim Detyre” dhe “Falsifikim Dokumentesh”, dhe çështja i kaloi për hetim Prokurorisë së Lezhës.
Këtë vit u dha leje per ndertimin e 5 heceve ne Kacinar te Mirdites, nderkohe qe banoret e kundershtuan me kerkesa te shumta. Prokurori i çështjes kerkoi mbylljen e hetimeve, ndersa gjykata e rrëzoi poshte.
Banorët: Nuk mund të vidhet uji, u bëra 89 vjec e nuk pashë kaq vjedhje e mashtrim nga Bashkia jonë. Po na mundon që të na grabisë pronën tonë. Nuk do t’i lëmë të punojnë derisa të shuhen krejt.
-Të të vjedhë shteti është tmerr! Gjykata e Lezhës kthen cështjen për HEC-et e Kaçinarit.
-Është bërë hetim përciptas dhe asnjë gjë nuk është sqaruar në dokumentacion. Prona jonë është pasuri e fëmijëve tanë. Ka mangësi të mëdha në hetimin e cështjes dhe është në dëm tonë. Është fitore e parë për të nxjerrë të gjitha shkeljet, prokurori ka qenë I njëanshëm, shumë shkelje në dosjen e koncesionit.
-Kanë falsifikuar dokumentet, na kanë sorrollat!
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
