Rikthehen përmbytjet tek fermerët e luleshtrydhes në Kafaraj të njesisë administrative Frakull, sot ata janë organizuar në protestë në autostraden Levan ‐ Tepelene, ku shtrihen fshatrat që tokat bujqësore i kanë të kthyera në sera me prodhim të luleshtrydhes.
Dalja e lumit Vjosë 4 ditë më parë solli përmbytje në Ferras, Cerven, Frakull ku më e prekur është bujqësia dhe blektoria.
“Janë përmbytur 4 dynym sera, ndërsa 2 dynym i ka shfarosur lumi nga rrymat e mëdha që kanjë ardhur që andej. Plasmasët janë carë të gjithë, dëmet janë të konsiderueshme, mbi 20 milionë lekë. 6 mijë euro është blerë vetëm fidani. Sa filluam shitjet me arkat e para, na zuri kjo gjë. Riprodhimi tani rikthehet në muajin prill, sepse bima tani është e stresuar dhe izoluar. Duhet mbi një muaj që të veprojë. Kërkojmë dëmshpërblim nga shteti, jemi të pajisur me kartën e fermerit me nipt. I bëjmë thirrje qeverisë. Dy dynym janë të vëllait që nuk jeton i ka lënë fëmijët jetimë. Kjo është hera e katërt që jemi përmbytur, asnjëherë nuk jemi shpërblyer”, u shpreh fermeri.
Ju lutem shumë shtetit të marrë masat, jo vit për vit të dalë lumi nga shtrati. Jam një grua pa burrë, i kam rritur fëmijët jetimë. Kunati më ka ndihmuar edh evjerri më ka ndihmuar. Ju lutem shumë të meren masa sepse më është përmbytur ghjiothë kjo tokë, ku ti gjej lekët unë, 40 vjeçe jam pa burrë, kam marr kredi, skam me cfarë ti paguaj punëtorët. Kam ardhur që në 5 të mëngjesit. Kjo bimë duhet të pres dy tre muaj që kjo bimë të ushqehet prap, unë mezi po rrit fëmijët. Të isha mbytur në lumë më mirë, shteti asnjëherë nuk na ka ndihmuar”, tha gruaja fermere.
Këtë sezon vjeshtë – dimër kur fermerët prisnin vjeljen e parë të luleshtrydhes dalja e Vjosës ju përmbyti serat ndaj sot kërkojnë nga ministria të vëzhgojë situatën në terren dhe të dëmshpërbleje fermerët.
Pjese e protestës kanë edhe përfaqesues të Sindikatës së Bashkuar të fermerëve të cilët sot kishin takim me kryeministrin Rama, i cili jua ka shtyre për ditë tjetër ndaj fermerët sot kërkesat e tyre i parashtrojnë me protestë nga Kafaraj vendi i prodhimit të luleshtrydhes.
…
/faxweb
