Skip to content

Gjirokastër, zbulohet parcela me kanabis

Kanabisi në Gjirokastër duket se nuk ka të mbaruar. Së fundi policia ka zbuluar një parcelë tjetër në fshatin Kamçisht të Tepelenës, me rreth 100 rrënjë kanabis sativa.

 

Ndërkohë për këtë rast nuk ka ndonjë të arrestuar, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Gjithashtu të shtunën e kaluar në Memaliaj u kap 1.5 ton kanabis dhe një arsenal armësh, ku gjithashtu nuk kishte asnjë të arrestuar.