Skip to content

Arrestimi i Lefter Kokës, a do shkojë SPAK deri tek ministrat apo kryeministri? Juristi, Karaj: Do i shkohet deri në fund, numri i të arrestuarve do jetë i madh

I ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në studion e Fax News, jurisit Romeo Karaj:

Xhaxhiu: Vënia në pranga e Lefter Kokës, ka filluar SPAK të lëvizë seriozisht me këtë arrestim?

Karaj: Tani arrestimi është serioz, shtysat apo qëllimet nuk i di, mbetet të shikojmë në vijim, por i qëndroj mendimit tim se ky vendim është i vonuar. Drejtësia duhet të lëvizë sa më shpejt duke u përgjigjur ndaj situatave. Kur them që është i vonuar është se janë përfolur prej më shumë se 4 vitesh dhe nuk janë vetëm pushtetarë apo ish pushtetarë të përfshirë.

Duhet të çohen në skaner të gjithë aktorët të cilët janë përfshirë në firmosjen e kësaj marrëveshje.

Xhaxhiu: Përse u zgjodh Koka për t’u bërë “kokë turku”?

Karaj: Në kohën që Koka është fajtor këtu është fajtor si ministër dhe është godsitur nga vetë LSI edhe pse ka qenë në grupimin e tyre. Kjo është edhe një luftë politike. Pra duhet parë nëse është një nismë e nisur vetëm për momentin apo me qëllime më të gjata.

Unë nuk kam besim tek ata që e kanë propozuar, jam në dijeni se edhe faktori ndërkombëtar ka qenë në dijeni të kësaj afere edhe për përgjime të ndryshme dhe kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre në lidhje me inaktivitetin nga ana e SPAK.

Xhaxhiu: A po përtdoret për të fshehur majën e ajsbergut që të con tek ministrant e tjerë e deri tek kryeministri?

Karaj: Besoj se sado të mundohen ta mbajnë nën kontroll këtë cështje, nuk do e arrijnë. Do presim dhe do dalë e vërteta.

Xhaxhiu: Kryeministri u mbrojt me shprehjen se ky kishte qenë një vendim individual dhe qeveria nuk përgjigjet

I jap 50% të drejtë. Individuale është, por moralisht kryeministri duhet të përgjigjet për stafin e tij dhe në këtë rast minimum tregohet se nuk kanë funksionuar mekanizmat supervizues. Problemi është i tillë që qeveritë e suksesshme i lejojnë strukturat që nesër qeveria të mos ketë problem të tilla. Ne nuk i kemi këto struktura që të raportojnë tek kryeministri.

Xhaxhiu: Mendoni se do i shkohet deri në fund kësaj?

Karaj: Patjetër do I shkohet deri në fund, nuk është as aktori kryesor dhe as i vetëm në këtë çështje. Numri i personave do jetë më i madh se janë edhe disa kompani të cilat nuk arrijnë dot ta fshehin këtë aferë.

/faxweb