Skip to content

“Jam ngritur dhe dola kundër Berishës”, Spaho zbulon për herë të parë çfarë ndodhi në vitin 2008 në zgjedhjen e presidentit

I ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit”, deputeti demorkat, Edmond Spaho ka zbuluar për herë të parë momentin kur kishte dalë kundër ish kryeministrit Sali Berisha kur ky i fundit drejtonte partinë Demokratike.

Spaho tha se bëhej fjalë për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, ku ky i fundit kishte kundërshtuar zgjedhjen e presidentit me 71 vota pro në Kuvend sepse donte që të zgjidhej nga populli.

Lidhur me këtë çështje, Spaho tha se Berisha nuk i kishte mbajtur aspak mëri dhe se kishte respektuar kundërshtimin e bërë.

Gazetarja Anduela Ndreu: Kush është ai anëtar i PD që t’i dilte kundër Berishës gjatë kohës kur ishte kryetar i PD?

Edmond Spaho: Në vitin 2008 është diskutuar paketa për ndryshimet kushtetuese. Jam ngritur unë dhe i kam thënë nuk jam dakord me zgjedhjen e presidentit me 71 vota pro, por jam me zgjedhjen e presidentit nga populli.

Aulon Kalaja: A ju mbajti inat?

Spaho: Jo absolutisht jo, ai është politikan kalibri. Po të thoshte po nënkuptonte po, nëse thoshte jo atëherë ishte jo.

/faxweb