Nje aksident ne pune ka ndodhur ne mesnaten e kaluar ne Dropull.
Të plagosura kane mbetur dy gra. Mesohet se ngjarja ndodhi teksa grate po pastronin fasaden e nje prej godinave te nje kompanie te prodhimit te kruasaneve ne fshatin Vrisera.
Në menyre te pashpjegueshme ishte improvizuar nje vinç me nje kove siper se ciles po qendronin grate. Por befas kova shkeputet dhe grate rrezohen nga nje lartesi rreth 15 metra.
Ato jane derguar me urgjence ne Spitalin Rajonal “Omer Nishani”. Mesohet se nje prej tyre ndodhet ne gjendje të rwnde. Nuk dihet ende nese Policia e Gjirokastres apo Prokuroria kane nisur hetimet per ngjarjen, e cila dyshohet te jete shkaktuar nga shkelja e rregullave te sigurimit teknik ne pune.
…
/faxweb
