Skip to content

Sali Berisha thirri protestë kundër Vuçiç, ish kreu i Vetëvendosjes i bën pyetjen thumbuese: A do të jetë e pranishmë Evi Kokalari dhe a do të kërkosh falje? (Kontraditat)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë në Tiranë, të hënën e 20-Dhjetorit, që përkon me mbërritjen në Tiranë në kuadër të procesit të Ballkanit të Hapur, të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Berisha e quajti procesin e Ballkanit të Hapur një tradhëti kombëtare dhe ftoi që të gjithë qytetarët ti bashkohen.

Por duket se kanë ardhur dhe reagimet e para kundër tij, dhe një prej tyre është dhe ish-kreu i Vetëvendosjes në Tiranë Boiken Abazi. Ai pyet Berishën nëse do të kërkojë falje, pasi një vit më parë është shprehur pro marrëveshjes së firmosur nga Kosova në Uashington, ku u dha dhe dakordësia për të qenë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur.

Dhe pyetja e dytë që i bëhet publikisht Berishës, është ajo nëse në këtë protestë do të jetë e pranishme Evi Kokalari, e cila ka qenë një nga promotoret e procesit të Ballkanit të hapur, pasi është shfaqur vazhdimisht në krahë të Richard Grenell, të besuarit të Donald Trump për Ballkanin Perëndimor.

Postimi i Abazit:

Dy pyetje në lidhje me protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër Vuçiç dhe “Open Balkan”:

1. Më 6 shtator 2020 Sali Berisha ka deklaruar se e ka kuptuar si lëshim të Kosovës pranimin e minishengenit (Open Balkan) në marrëveshjen e Ëashingtonit, por tha se kjo është normale, kur kërkesa vjen nga aleati më i madh i shqiptarëve. Berisha ka dhënë mbështetjen e tij për atë pseudo-marrëveshje të dëmshme për Kosovën dhe kombin shqiptar me pretendimin se kur aleati ynë kryesor, ShBA, e mbështet, atëherë duhet ta mbështesë edhe Kosova.

Kujtojmë gjithashtu se Soros edhe në atë kohë e mbështeste “Open Balkan” dhe punoi prej fillimit për realizimin e kësaj nisme, por kjo nuk e pengoi Berishën ta jepte edhe ai mbështetjen e tij. Sakaq, edhe kjo administratë e ShBA-së po e mbështet “Open Balkan” siç bëri administrata e kaluar.

Tani që ka thirrur protestë kundër Vuçiç dhe “Open Balkan”, a është i gatshëm Sali Berisha të pranojë se e ka patur gabim në shtatorin e vitit të kaluar Presidenti Trump, Richard Grenell dhe vet Berisha që e kanë mbështetur “Open Balkan / Mini Shengenin ballkanik”?

2. Evi Kokalari, mbështetëse e zjarrtë e “Ballkanit të Hapur / Mini Shengenit” dhe anëtare e “Komisionit të Rithemelimit” të PD-së, a do shkojë të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër “Open Balkan”?

A do dalë edhe ajo kundër pseudo-marrëveshjes se Ëashingtonit të shtatorit të vitit të kaluar që detyronte Kosovën të pranonte “Open Balkan”?

/faxweb