Skip to content

Zbulohen emrat, kush janë 3 gjyqtarët që do të vendosin për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka plotësuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Trupa gjykuese përbëhet nga kryesuesja Daniela Shirka dhe dy anëtarët Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi.

Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, për çështjen në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar, është planifikuar seanca gjyqësore në datë 20.12.2021, ora 09:00.

Pas plotësimit të trupit gjykues, ka rezultuar se çështja do të shqyrtohet nga kryesuese – gjyqtarja Daniela Shirka, anëtar – gjyqtari Engert Pëllumbi dhe anëtare – gjyqtarja Igerta Hysi.

Seanca e parë ndaj ish-ministrit do të mbahet ditën e hënë, më 20 dhjetor ora 9:00.

Kujtojmë se çështja në apelin e posaçëm u kthye me vendim të Gjykatës së Lartë.

Tahiri u dënua fillimisht me shërbim prove, por tashmë çështja do të rikthehet nga e para.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb