Skip to content

“Do ketë 30% votues më shumë se në 17 korrik”, Tritan Shehu dhe kreu i PD në Gjirokastër: Ja kur pritet të dalë rezultati për Bashën

Deputeti demokrat, Tritan Shehu së bashku me kreun e PD në Gjirokastër kanë dhënë një deklaratë për Fax News lidhur me përgatitjet e bëra para votimeve që pritet të mbahen ditën e nesërme në referendumin për të shkarkuar Bashën nga posti i kreut të partisë Demokratike.

Të dy zyrtarët e PD u shprehën se në Gjirokastër kishte 4 qendra votimi ku anëtarët do të paraqiten për të shprehur vullnetin e tyre dhe ndër të tjera theksuan se prisnin një pjesëmarrje më të lartë se ajo e votimeve të 17 korrikut ku u votua për kreun e PD.

Aliko ndër të tjera bëri edhe një parashikim lidhur me orën kur mund të dalë rezultati përfundimtar në rang qarku, duke thënë se pritej që kjo gjë të realizohej pas orës 19:00, pra dy orë pasi të jetë mbyllur votimi në rang vendi.

Deputeti demokrat, Tritan Shehu: Unë jam në Gjirokastër për të ndjekur përgatitjet që poi bëhen nga degët e PD në këtë qark për referendumin e nesërm ku do ratifikohet vendimi për shkarkimin e PD por edhe për fillimin e një procesi shumë të rëndësishëm për PD për nxjerrjen nga këneta ku kishte rënë pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Kjo do bëjë që PD të jetë në gjendje të përballet me forcë kundër këtij regjimi. Mendoj se referendum i nesërm do jetë thelbësor. Do ketë një pjesëmarrje të gjerë me numrin më të madh të regjistruara ndonjëherë në votimet brenda PD. Unë ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve të marrin pjesë në votime në mënyrë që të hapet rruga për riformësimin e PD.

Nënkryetari i PD, Dash Aliko:

Për ne dita e nesërme është e madhe sepse u jepet një velrësim anëtarëve të PD të cilët mund të tregojnë focën e tyre. Ne si degë kemi 4 qendra votimi të cilat u janë vendosur anëtarëve të PD në pikat më ta afërta. Mendoj se do kemi një pjesëmarrje rreth 20-30% më shumë pjesëmarrje se në zgjedhjet e 17 korrikut. Pra do ketë rreth 60-70% të të gjithë anëtarëve të PD në qarkun tonë që do votojnë. Janë marrë masat e duhura dhe nesër pas orës 19:00 do kemi një rezultat real në të gjitha qendrat e votimit.

/faxweb