Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në zonën e Pezë Helmësit në Tiranë.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti, ka humbur jetën në vend pasagjeri, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin e rëndë, ndërkohë që policia po heton në lidhje me rrethanat.
Njoftimi i policisë:
Me datë 17.12.2021, rreth orës 13:17, në Pezë Helmës, shtetasi F. H., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi A. G., ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
