Skip to content

296 qytetarë të infektuar/ Covid i merr jetën dy personave në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2278 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 296 qytetarë, në këto bashki:

 

91 në Tiranë, nga 21 qytetarë në Fier, Vlorë, 18 në Durrës, 14 në Elbasan, 13 në Korçë, 11 në Lushnje, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Sarandë, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Shkodër, Dimal, nga 5 qytetarë në Përmet, Divjakë, Kamëz, Lezhë, nga 4 qytetarë në Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Tropojë, Kurbin, Kavajë, Himarë, nga 2 qytetarë në Gramsh, Belsh, Skrapar, Kuçovë, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Rrogozhinë, Vorë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Patos, Delvinë, Konispol, Kolonjë, Peqin, Librazhd.Janë 5366 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 78 vjeç, një qytetar nga Lushnja 81 vjeç.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë shëruar 402 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,700 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 296Të shëruar në 24 orë 402Të shtruar në spitale 128Humbje jete në 24 orë 2Testime ditore 2278

Testime totale 1,433,262Raste pozitive 205,224Raste të shëruara 196,700Raste Aktive 5366Humbje jete 3,158

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2459Fier 631Gjirokastër 447Shkodër 357Durrës 330Elbasan 281Berat 271Vlorë 231Lezhë 124Korçë 122Kukës 60Dibër 53