Kreshnik Çollaku nga ambientet e Pallatit të Kongreseve ku zhvillohet Kuvendi i PD-së:
“Mund të ketë aktivitete të ndryshme ditën e sotme në PD, por ky është Kuvendi real i demokratëve”, tha fillimisht Çollaku.
Propozimi që personat e shpallur non grata mos jenë pjesë e strukturave të PD, është formë për ta nxjerrë Berishën nga PD? “Një propozim të tillë s’ka të bëjë me emër konkret por është standard i PD, kjo është e para që raporti i PD me SHBA është prioritet dhe strategji. Është marëdhënie kryesore, është një standard normal. PD ka një betejë të madhe për luftën kundër PD dhe ata që janë shpallur non grata nuk mund të kenë poste të larta drejtuese. Ne mendojmë që të vendosim një standard të ri
Është shkarkim nga komisionet nuk ka lidhje me Berishën. Kryesia dhe këshilli kombëtar kanë shkarkuar veten në një aktivitet poltik, ata kanë shprehur vetë në mënyrë publike që nuk e bëjnë punën dhe zëvendësoihen me të rinj, duke i zëvendësuar anëtarët e shkarkuar.
PD hde Bardhi për të mbajtur një parti të bashkuar nuk duhet të qëndrojë besnik parimeve, ne u krijuam si një parti properëndimore. PD nuk duhet ti devijojë këtijh aksi, Basha ka detyrë për ta mbajtur PD pro europës pro perëndimit, është një dallgë e trazuar. Debati i cili mbyt më shumë opinionin është debat i dytë për të mbuluar një përpjekje nga aksi i PD për partneritetin me SHBA, PD ka lindur një parti pro amerikan, ne nuk mund ta tradhtojmë për interesa të dikujt.
Cfarë ndryshime sjell? Ky Kuvend hap një epokë të re një PD pro perëndimore, pro amerikane. PD të jetë pjesë e emancipuar. Shumica e madhe e 92’ u zhgënjye ne duam të rikthejmë PD në të njëjtën mbështetje dhe standarde si në vitin 1990
…
/faxweb
