Kryetari i bashkisë së San Franciskos ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qarkun e qytetit, i cili ka parë një rritje të vdekjeve nga mbidoza e drogës që nga viti i kaluar.

Këto raste lidhen kryesisht me përdorimin e barit sintetik fentanil.

Lagjja Tenderloin, jo shumë larg qendrës turistike të San Franciskos, është fokusi i këtij problemi.

“Mesatarisht, më shumë se dy vdesin në ditë nga mbidoza, kryesisht nga fentanili,” tha zyrtari i qytetit Matt Hayney, duke shtuar se kjo krizë shëndetësore kërkon një përgjigje urgjente.

Numri i njerëzve të mbidozuar në San Francisko është rritur në mënyrë dramatike që nga mesi i viteve 2010 me ardhjen e opiateve sintetike, shumë më të fuqishme se heroina ose morfina.

Vitin e kaluar ka pasur më së shumti vdekje nga mbidoza deri më sot 711 të tilla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko