Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Shkozës në Tiranë. Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasje M.B 90 vjeç e cila ndodhej brenda banesës ku jetonte e vetme.
Ndërsa zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje ku po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 18.12.2021, rreth orës 15:50, në Shkozë, në afërsi të shkollës “Androkli Kostollari”, ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. B., 90 vjeçe, e cila jetonte e vetme dhe si pasojë e zjarrit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
