Sali Berisha nga selia e PD ka deklaruar se sot demokratët vendosën me votë plebishitare largimin e Lulzim Bashës nga Partia Demokratike.
Berisha është pritur në seli nga mbështetës dhe simpatizantë. Në të njëjtën kohë në selinë e PD, kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon mbledhjen e Kryesisë në katin e dytë të selisë blu!
“Sot më 18 dhjetor në një akt madhor. Ndaj dhe unë dua të përulem në nderimin më të madh para dhjetëra dhe mijëra, më saktë para 44 mijë demokratëve që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishitare largimin e peng Bashës nga drejtimi i forcës politike.
Ky është ndëshkimi më i merituar që një person që trajton PD si një pronë të tij”, tha Berisha nga selia e PD.
