Skip to content

Do të mbizotërojnë orët me diell, parashikimi i motit për sot

auto moti 1 e1532322751719 780x4391589466059 1

Dita e diel pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.