Skip to content

“Do të hedhim poshtë çdo trillim”, Basha publikon sot emrat e 5004 delegatëve të Kuvendit

Kryedemokrati Lulzim Basha pritet që ditën e sotme të publikojë emrat e 5004 delegatëve që morën pjesë ditën e djeshme në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të mbajtur dje në Pallatin e Kongreseve.

“Nesër para çdo shqiptari do të hidhet poshtë çdo trillim, duke bërë transparent emrat e 5004 delegatëve që ishin të pranishëm,”, pohoi mbrëmë kreu i PD-së, Basha.

Kujtojmë se me sloganin “Zgjedhim te ardhmen”, Basha mblodhi dje Kuvendin Kombëtar për të riorganizuar opozitën pas kundërshtive që lindën në radhët e saj, lidhur me përjashtimin e ish-kryetarit Berisha nga grupi parlamentar, si politikan i shpallur “non grata” nga SHBA.