Shkëndija nuk ia del të surprizoj gjysëmfinalistët e Europa Ligë, Salcburg duke humbur sfidën në Austri dhe duke e bërë një mision të pamundur kualifikimin. Skuadrës i ka munguar edhe mbështetja e tifozerisë së tyre pas vendimit të kryesisë së klubit për të mos mbështetur nisjen e organizuar të Ballistëve.
Austriakët e siguruan fitoren që në pjesën e parë jo vetëm duke dominuar lojën por edhe duke shënuar dy herë me sulmuesin Dabur një nga të cilët nga pika e bardhë.
Në të dytën Shkëndija provon të ndryshoj fatet e ndeshjes por e ka të pamundur madje shkon edhe më keq pasi pëson edhe një gol të tretë. Samaseku i bërë i njohur pasi kërkohej nga Milan shënon një tjetër gol me penallti për skuadrën e Reb Bull.
Salcburg e mbyll me 10 futbollist ndeshjen pas daljes me dy të verdha të Junuzoviç ndërsa pati edhe një ndërprerje të energjisë elektrike duke sjellë një pushim prej dy mintash deri në rikthimin e tyre.
Në Shkup pritet të jetë shumë e vështirë për Shkëndijen për ta përmbys ndeshjen dhe t’I pres krahët redbullit austriak./Berati.TV
Salcburg-Shkëndija 3-0
Shënues: Dabur 17’ (p), 45+3’, Samaseku 80’ (p)




