Ndeshja e Kukësit në Gjeorgji ka nisur me shumë polemika për shkak të vizave të disa futbollistëve kukësian dhe është mbyllur me një humbje turpëruese që rrezikon kualifikimin dhe ka sjell reagimin e tifozëve.

Tatëpjeta nisi me nisjen e ndeshjes kur vendasit e Torpedo Kutaisi shënon dy herë ne fillimin e saj kur Kukianidze shënon dy herë brenda 15 minutave duke sjellë qetësinë në kampin gjeorgjian ndërsa mbrojtja kukësiane duket e shpërfytyruar. Është Harba për Kukësin që shkurton shifrat me një supergol por kjo sërish nuk ndryshon për mirë këtë ndeshje. Kjo pasi gjeorgjianët e Torpode shënojnë edhe dy gola të tjerë në këtë fraksion me Marin dhe Kamadze.

Me rezultatin e vulosur në fraksionin e parë ai i dytë është shumë i ngadaltë dhe i mërzitshëm dhe me një Kukës që kërkon pak. Vetëm në fund secila nga skuadrat shënon nga një gol kur fillimisht Kapanadze plotëson ‘’manitën’’ vendase ndërsa Plaku në fund nga penalltia kërkon të mbajë gjallë shpresat e Kukësit por me një mision shumë të vështirë./Berati.TV

Torpedo Kutaisi 5-2 Kukësi

Kukianidze 3’, 15’, Marin 28’, Kamadze 31’, Kapanadze 85’/ Harba 22’, Plaku 88’(p)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re