Skip to content

Berisha publikon foto-montazhin me snajperistët e 2011, thirrje Ramës: Edvin larg duart nga selia e PD, nuk është repart ushtarak

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një fotomontazh, ndërsa krahas shkruan një mesazh drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Në fotomontazhin e publikuar ku janë dy foto, tek e para është tarraca e kryeministrisë ku duken snajperistët e vendosur për protestën e 21 janarit në vitin 2011, ndërsa tek e dyta tarraca e godinës së PD-së një ditë më parë.

Berisha nuk ka sqaruar ndjekësit e tij se fotografitë janë montazh dhe të shumë viteve më parë, ndërkohë i bën thirrje Ramës që të rri larg selisë së PD, pasi siç thotë nuk është repart ushtarak por është seli e një partie.

“Edvin larg duart nga selia e PD! Ky nuk është repart ushtarak por është Selia e Partisë Demokratike! Miq, në një akt të pashembullt, armiqësor absolut ndaj Partisë Demokratike, Kreu i Meduzës Edvin Kristaq Rama pushton me narkobandite me uniforme selinë e Partisë Demokratike!”, është ky reagimi i lideri historik të PD.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme lajmi për vendosjen e forcave të policisë u mohua nga Policia e Shtetit, kryeministri Edi Rama dhe nga Lulzim Basha.