Skip to content

Atentati në Vlorë/ Zbardhen detajet: Eksplozivi u vendos në qese të zezë dhe u komandua në distancë, Sadedini parkoi makinën dhe…

Sadedinaj ka parkuar makinën e tij të blinduar në garazhin e pallatit, ndërsa ka mbyllur qepenin dhe ka dalë. Në dalje të garazhi, para se të hynte në pallat eksplozivi i vendosur në një qeskë plastike të zezë ka shpërthyer.

Nga shpërthimi 33 vjeçari ka dëmtuar rëndë gjymtyrët e poshtëm dhe pas një ndërhyrjeje në spitalin e Vlorës është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e traumës.

Dyshohet se shpërthimi është filmuar nga kamerat e sigurisë nga vetë 33 vjeçari si dhe kamerat e një supermarket aty pranë. Autoritet dyshojnë se atentatori ka qënë jo më larg se 200 m larg vendit të ngjarjes, ndërsa eksplozivi dyshohet se ka qënë një mekanizëm me telekomandim.

Sadedinaj është prind i një fëmije të mitur.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb