Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 2,506 testime kanë rezultuar 120 qytetarë të infektuar.
Ndërkohë numri i vdekjeve mbetet i lartë, psi në 24 orë janë shënuar 6 humbje jete.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,506 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 120 qytetarë, në këto bashki: 56 në Tiranë, 11 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, Berat, 3 në Kamëz, Mat, Përmet, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Lushnje, Divjakë, Sarandë, 1 në Mirditë, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar.
Janë 5,178 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Vlora 38 vjeç, një qyetetar nga Pogradeci 68 vjeç, një qytetar nga Elbasani 70 vjeç, një qytetar nga Durrësi 79 vjeç, një qytetar nga Tirana 83 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë shëruar 171 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,547që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (20 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 120Të shëruar në 24 orë 171Të shtruar në spitale 122Humbje jete në 24 orë 6Testime ditore 2,506
Testime totale 1,441,247Raste pozitive 205,897Raste të shëruara 197,547Raste Aktive 5,178Humbje jete 3,172
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,451Fier 584Shkodër 359Durrës 344Gjirokastër 306Elbasan 284Berat 260Vlorë 214Lezhë 125Korçë 121Kukës 66Dibër 64
