Skip to content

Shpërthim me tritol në Tiranë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, vetëm një ditë pasi një shpërthim i fuqishëm tronditi Vlorën, ku mbeti i plagosur Indrit Sadedinaj. (Lexo ketu)

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Selim Brahja” në Sauk, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut.

Ky shpërthim me tritol ka dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.

NJOFTIMI

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.12.2021, në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për  pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb