Skip to content

Prej 3 ditësh digjen plehrat në buzë të rrugës nacionale në Fushë Krujë (VIDEO)

Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve pranë Fushë Krujës në rrugën nacionale.

Ndonëse një mjet fadrome ka tentuar të izoloje zjarrin në mbeturinat, ende shtëllungat e tymit pushtojnë zonën përreth.

Pranë rrethrrotullimit në Fushë Krujë hidhen mbetjet urbane, ndërsa vijon fenomeni prej kohesh duke shfrytëzuar këtë zonë, njerëz të papërgjegjshëm ditën dhe gjatë natës shkarkojnë me automjete mbeturina. Autoritetet qëndrojnë sehirxhinj përballe kësaj katastrofe të ndotjes së mjedisit dhe në tërësi të qytetit të fushe Krujës, kjo ndodh pranë rrugës nacionale, ndërsa djegia dhe tymi vijon te çlirohet në atmosferë.

/faxweb