Kryeministri Edi Rama u shpreh se “Ballkani i Hapur” është zbatimi i procesit të Berlinit dhe të tregut të përbashkët rajonal.
Ndër të tjera, Rama ka shigjetuar sërish Kosovën, për shkak të mungesës së saj në takimin e ‘Open Balkan’ që po mbahet gjatë ditës së sotme në Tiranë.
Rama shtoi se të gjitha shtetet që e kundërshtojnë ‘Ballkanin e Hapur’, nuk e bëjnë këtë se janë për nismës e Berlinit, se në rast se kjo do të ishte e vërtetë do të ishin nisur me vrap drejt kësaj tryeze.
“Të gjithë ata që kundërshtojnë Ballkanin e Hapur, sinqerisht duan diçka tjetër dhe jo procesin e Berlinit, se nëse do të donin atë, do të vinin me vrap këtu. Kjo hapësirë ka të bëjë me realitetin e jetës së qytetarëve tanë”, u shpreh Rama.
