Milot- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në vendin e quajtur “Ura e Zogut” pasi një i ri 14-vjeçar është mbytur teksa lahej në lumin Mat.

14-vjeçari kishte shkuar së bashku me shokët e tij në vendin e quajtur “Ura E Zogut”, por nuk ka arritur të dalë i gjallë prej andej.

Trupi i pajetë i djaloshit është nxjerrë nga lumi pas kërkimeve të familjarëve dhe policisë.

(e.k/BalkanWeb)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re