Skip to content

Izraeli u dorëzon familjarëve trupin e palestinezit të vrarë para 3 muajsh

Autoritetet izraelite dorëzuan tek familja trupin e pajetë të palestinezit dr.Hazim Al-Julani të cilin e mbajtën 3 muaj pas vrasjes së tij.

Sipas deklaratës së të afërmve dhe dëshmitarëve okularë për AA, forcat pushtuese parashikojnë që numri i personave që do të marrin pjesë në varrimin e Julanit duhet të jetë maksimumi 38 persona.

Trupi i pajetë iu dorëzua familjarëve në stacionin e policisë në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit.

Hazim al-Julani i cili ishte mjek, u vra nga policia izraelite më 10 shtator, pasi dyshohej se theri dikë me thikë në Portën e Al-Majlis të Mesxhid al-Aksasë.

Në vitin 2019, Gjykata e Lartë izraelite vendosi se ishte e përshtatshme të konfiskoheshin trupat e palestinezëve që humbën jetën (gjatë incidenteve)