Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar këtë mesditë në selinë e Partisë Demokratike.
Berisha shoqërohet dhe nga mbështetësit e tij dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.
Një mbështetës i PD shkelmoi derën e mbyllur të sallës ku mbahen konferencat për mediat në PD, e më pas të gjithë anëtarët u futën brenda.
Në një sallë tjetër, Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje paralele me anëtarët e kryesisë së PD. Në sallë janë edhe mbështetës të Bashës por edhe truprojat e tij.
