Skip to content

Rama: Në “Ballkanin e Hapur” do të ftojmë edhe Italinë, Greqinë dhe Hungarinë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se në 6 muajt e ardhshëm, në “Ballkanin e hapur” do të ftohen edhe Italia, Greqia dhe Hungaria.

“Ne kemi vendosur sot të ftojmë në 6 muajt e ardhshëm Italinë, Greqinë dhe Hungarinë në samitin e “Ballkanit të hapur”.

Sepse kemi kuptuar që për tregtarët duhet të ketë më pak pengesa edhe kur mbërrijnë në BE, nuk mjafton vetëm tregtia e lirë me rajonin.

Do të kontaktojmë me vendet e BE-së dhe do të përpiqemi që ta bëjmë bashkë tregun e përbashkët rajonal me tregun e përbashkët europian”, tha Rama.