Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka mbërritur së bashku me grupin e Rithemelimit ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike.
Gjatë një prononcimi për “Fax News”, Lisandër Hoxha tha se Basha nuk duhet të qëndrojë në zyrën e kryetarit pasi sipas tij ka marrë 44 mijë “shkelma” nga demokratët duke iu referuar referendumit për shkarkimin e Bashës.
“Kjo është një punë rutinë e Komisionit të Rithemelimit që ka marrë drejtimin të PD-së3. Është i paligjshëm qëndrimi i Lulzim Bashës në zyrën e kryetarit, ai ka marrë 44 mijë shkelma nga demokratët që të largohet sa më parë. Këto mbledhje do të zhvillohen çdo ditë këtu pasi do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe zgjedhjen e lidershipit të ri”, tha shkurtimisht Hoxha.
…
/faxweb
