Një shtetas grek me inicialet V.V, 34 vjeç është paraqitur ditën e sotme në spitalin e Vlorës. Sipas informacionit zyrtar të bërë me dije nga policia e shtetit, 34 vjeçari banues në Athinë punonte si teknik në një anije tregtare gazi ndërsa ishte dëmtuar në dorë.
Njoftimi i Plotë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 21.12.2021, rreth orës 14:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasi grek V. V., 34 vjeç, banues në Athinë, i cili është dëmtuar në dorë, në një anije tregtare gazi ku punon si teknik.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
…
/faxweb
