Artur Nura, gazetar i Radio Radicale në Itali, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Pathënat”, ku ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në rajon dhe situatën brenda PD. Sa i përket protestës së thirrur nga Berisha kundër marrëveshjes “Open Balkan” tha se parimisht ishte diçka legjitime dhe kishin qenë jo pak njerëz duke marrë parasysh se njoftimi ishte bërë vetëm një ditë më parë.
Ndërsa lidhur me situatën brenda PD, Nura tha se përplasjet nuk mund të zgjidheshin me ideologji komuniste por duke shkuar në gjykatë dhe duke pritur që vendimi të merrej nga një institucion i drejtësisë në mënyrë që mos të kishte kontestime.
Artur Nura: Ne kemi një lajm të rëndësishëm me të cilin nuk u morëm. Janë investimet që po bën NATO në bazën e Kuçovës, nga pikëpamja taktike nuk janë shumë 50 milionë euro, por nga pikëpamja gjeostrategjike është shumë. Në Shqipëri kemi një garanci, fakti që jemi anëtarë të NATO-s. Lufta nuk bëhet më në atë mënyrë porn ë mënyrën ekonomike dhe këtë duhet të bëjmë. Europa ka rrguë të gjatë për të qenë aty ku duhet.
Lidhur me situatën brenda PD
Artur Nura: Kuvendet kanë pasur kontestime nga të dyja palët. Unë jam krejtësisht i bindur se zoti Berisha ka më shumë mbështetje se zoti Basha. Por loja vazhdon edhe nuk i dihet.
Diplomati, Agim Basho: Loja vazhdon mes atyre që nuk duan të kenë një opozitë të fortë. Unë mendoj se rregullat e lojës duhet të respektohen, shumica ka gjithmonë të drejtë. Për çëshjte, panshqiptare shumë pak persona u mblodhën në protest, se di nëse ishin 4 mijë apo 5 mijë veta.
A po i zgjasin jetën politike Edi Ramës me këtë lloj përçarjes brenda partisë Demokratike?
Artur Nura: Patjetër, kjo nuk mund të zgjidhet me ideologji komuniste, jam unë edhe ik ti tani. Asnjëra nga palët, duhet ta zgjidhin në rrugët e duhura demokratike, të shkojnë në gjykatë me vetëdeklarimet e tyre dhe të marrin një lloj vendimi të caktuar. Pse jo të mos bashkohen dhe të marrin pushtetin. Nëse është një personazh public i cili i ka propozuar PD-së një program lidershipi është Fatbardh Kadilli. Pse mos të dëgjohet? Të ketë një ekuilibër të domosdoshëm demokratik.
…
/faxweb
