Skip to content

Mashtrimi i trashë, për ta lidhur Bashën me PS: E vërteta pse u ndodh ai në të njëjtin vend me zyrtarët socialistë

Pas “gardistëve” mbi selinë e PD-së, të dërguar nga Edi Rama për të mbrojtur Lulzim Bashën dhe PD-në nga pushtimi i Sali Berishës, mediat e këtij të fundit kanë prodhuar një tjetër mashtrim të trashë.

Këtë radhë, për një takim të Lulzim Bashës me Erion Veliajn dhe Taulant Ballën.

Sipas portalit të familjes Berisha, ata janë takuar në hotelin e Irfan Hysenbelliut.

Ky i fundit ka humbur mamanë dhe mes të tjerëve, për ngushëllim kanë shkuar edhe shumë politikanë.

Tri prej tyre kanë qenë pikërisht Veliaj, Ballad he Lulzim Basha me të shoqen.

Ata kanë rastisur atje së bashku, por jo se kanë lënë takim për t’u takuar me njëri-tjetrin për darkë, siç raportonte portali i familjes Berisha.

Se jo për gjë, por në vdekje nuk lihet takim. Thjesht shkohet dhe aty mund të të rastisë të bëhesh bashkë me njerëz të ndryshëm.

Vetë selia e PD e ka përgënjeshtruar lajmin e portalit të familjes Berisha, duke sqaruar se Basha ishte për ngushëllim tek Irfan Hysenbelliu.

Por portali i drejtuar nga Çim Peka vijon me të vetën për të manipuluar turmat, duke shkruar se në fakt, PD ka konfirmuar lajmin e rremë.

Kështu është kur ia lë në dorë median njerëzve si Çim Peka, që në pamundësi të bëjë ndonjë shkrim a investigim serioz, here shpik lajme të rreme herë duke parashikuar se kur do bjerë tërmet, herë numëron karriget e sallave, e herë tjetër shpik darka e dreka në takime vakish.