Skip to content

Jetësimi: dy shtete, një Abetare

Prej sot, Shqipëria e Kosova kanë një Abetarë të përbashkët.

Pikërisht në Prishtinë, mes ministreve homologe të arsimit, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi, u nënshkrua marrëveshjen që jetëson këtë akt me vlerë kombëtare.

“Nuk kanë kaluar as tre javë nga mbledhja e përbashkët në Elbasan dhe në një kohë rekord arritëm te nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe për Abetaren e përbashkët”, tha ministrja Kushi.

Znj. Nagavci nga ana e saj tha se Abetarja e re e përbashkët do të jetë dhuratë për të gjithë nxënësit e klasës së parë në 110-vjetorin e Pavarësisë.

“Jemi të lumtur që Abetarja do të jetë e njëjtë për të gjithë vogëlushët shqiptarë, pavarësisht ku ata jetojnë“, theksoi ajo. /tesheshi.com/