Skip to content

Skandali i “patronazhistëve”/ Bushati: Janë mbyllur hetimet, “heronjtë e fëmijëve tanë” thonë se nuk ka asnjë krim zgjedhor

Analisti dhe gazetari, Andi Bushati ka zbuluar se ditën e sotme kishte pasur një tjetër takim në Gjykatën e Lartë ku rrëfeu se kishte zhvillime të tjera lidhur me çështjen e “Patronazhistëve”. Bushati tha se organi i akuzës ishte tërhequr duke e lënë skandalin pa zgjidhje dhe pa hetime.

Gjithashtu analisti shkruan se SPAK kishte arritur në konkluzionin se nuk kishte pasur asnjë krim zgjedhor në këtë rast.

Postimi i Plotë nga Andi Bushati:

Sot kisha nje tjeter takim ne Gjykaten e Larte me “heronjte e femijeve tane”, qe gjenden ne SPAK.
Por ata jane terhequr nga çeshtja e patronazhiseve.
E bukura qe se dhe perfaqesuesi i akuzes nga prokuroria e pergjithshme kerkoi terheqjen duke e lene skandalin kopil. Kjo eshte reforma e re ne drejtesi, ku nje çeshtje fare mire mund te mos i takoje askujt. Dhe e bukura eshte se heronjte e SPAK kane arritur ne konkluzionin se nuk ka krim zgjedhor ndonese nuk guxuan kurre te shkelnin ne PS AKSh

/faxweb