Skip to content

Burg dhe përjashtim nga parlamenti për këtë ish-ministre

Ish-ministrja daneze për Migracionin, Inger Stojberg mbeti pa mandat parlamentar të martën pasi u dënua me dy muaj burg për ndarjen e paligjshme të çifteve të azilkërkuesve, AFP.

Përjashtimin e saj votoi shumica dërrmuese e Parlamentit danez, duke vlerësuar se dënimi me burgim të rreptë për të cilin është dënuar është i papajtueshëm me mandatin e saj parlamentar, zhvillimi i cili nuk është hasur ë parlamentin danez për gati 30 vjet.

Urdhri i Stojberg për të ndarë çiftet e azilit në rastin e një vajze nën moshën 18 vjeç, pa studiuar secilin rast veç e veç, u shpall shkelje e Kartës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Me kërkesë të saj, qeveria ndau 23 çifte në vitin 2016, pa u studiuar individualisht rasti i tyre. Ishin çifte ku vajzat ishin të mitura, por diferenca në moshë mes tyre ishte e vogël.

Stojberg beson se ajo bëri mirë dhe se politika e saj kishte për qëllim luftimin e martesave të detyruara.

“Unë jam duke u ndëshkuar për përpjekjet për të mbrojtur vajzat. Sinqerisht këtu diçka nuk shkon shumë”, ka shkruar ajo në një mesazh në rrjetin social.

Megjithatë, ajo shtoi se respekton vendimin e gjykatës dhe po kthen një kapitull të ri në jetën e saj.