Skip to content

Edi Ramës nuk i mjafton kryeministria, i mbledh ministrat në një ambient privat, bëhet bilanci i 3 muajve të parë të mandatit të tretë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë fundvit ministrat e qeverisë, për të bërë një analizë të qeverisjes në 3 muajt e parë të mandatit të tretë.

Sikur të mos mjaftonin ambientet në dispozicion të kësaj mbledhje në ambientet e Kryesisë, Rama po e mban takimin me ministrat në një restorant përballë Kryesisë së Kuvendit.

Burime bëjnë me dije se fokusi i kësaj mbledhje është pandemia dhe rindërtimi, ndërsa nuk do të mungojë analiza edhe për punën e bërë nga ministrat e tjerë në 100 ditëshin e parë.

Të hënën u mbajt dhe seanca e fundit në Kuvend, duke mbyllur kështu këtë vit, në pritje të 2022 -shit, që pritet të rezervojë zhvillime të tjera politike.

Situata në kampin rozë është e qetë, me përjashtim të akuzave që janë ngritur për dosjen e incerenatorëve, dhe fjalëve se Edi Rama është krisur me sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë Ëngjëll Agaçi.

/faxweb