“Fax News” ka përcjellë situatën e pacientëve të prekur me Covid ku do të nisë zhvendosja e tyre drejt Covid3 dhe Covid4 për shkak të rikonstruksionit që do të bëhet në Spitalin Infektiv.
Familjarët nuk kanë asnjë informacion për zhvendosjen e pacientëve pasi spitali infektiv në fillim të janarit hyn në një fazë rehabilitimi ku do të montohen pajisje të reja bashkëkohore. Në ambientet e jashtme të QSUT, një i moshuar thotë se ka të shturar djalin 37-vjeçar i cili ëhstë i prekur nga Covid.
“Djalin kam shtruar 37 vjeç, komunikoj çdo ditë edhe me djalin edhe me mjekun. Djali është i pavaksinuar. Nuk e di fare nëse do të zhvendoset”, tha i moshuari.
“Mamin kam shtruar, është shumë e rënduar, mushkritë i ka keq. Shumë pak flas me mamin, më tha që jam e rënduar nga mushkritë dhe zemra, edhe oksigjenin e kishte shumë të ulët. Me mjekun kam folur pardje , mami jot është shumë e rënduar më tha. Nuk me ka thënë askush që do të zhvendosen pacientët në janar. Mami 57 vjec është e pavaksinuar. Duheshe të vinte më shpejt në spital”, tha djali i ri.
Gjashtë qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë një ditë më parë ka raportuar 376 qytetarë të infektuar nga 3,275 testime të kryera.
…
/faxweb
