Skip to content

Publikimi i pagave, Rama: Kjo ka ndodhur edhe në vende të tjera, e qëllimshme për të krijuar destabilitet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me skandalin e publikimit të pagave.

Në një konferencë për media, ai ka kërkuar ndjesë publike dhe ka nënvizuar se ky problem ka ndodhur edhe në vende të tjera.

Shefi i qeverisë nënvizon se qytetarët janë të sigurt pavarësisht kësaj ngjarje.

Do  doja të flisja për një vendim të rëndësishëm për një nismë të re të qeverisë për të rritur në nivel tjetër ndërveprimin me qytetarët por sot duke pasur parasysh ngjarjen e daljes në kanalet e komunikimit whatsap të të dhënave mbi pagat e kam  të qartë që nisma do të humbte në vëmendjen tuaj, ndërkohë me plot të drejtë opinioni do të dijë qëndrimin tim për këtë çështje.

Nesër do bëjmë komunikim për nismën ndërkohë që sot ju kemi ftuar për të folur për ngjarjen e qarkullimit në rrjete e whatsapit për të dhënat e pagave.

Dua tu kërkoj ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me plot të drejtë për këtë ndërhyrje në  këtë aspekt të jetës së tyre private, ndërkohë dua të nënvizoj se kjo është një ngjarje e cila meriton të  hetohet imtësisht. Uroj shpresoj dhe i bëj  thirrje organeve lizgjzbatuese prokurorisë ta kryejë këtë hetim me të gjithë kapacitetet.

Nga ana tjetër dua të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështire të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të mirë për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet, në një përpjekje që nuk është e para”, tha Rama.
vijon