Komisioni i Rithemelimit të PD ka shkuar sërish në selinë e PD.
Ajo që bien ë sy është mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha. Me sa duket për të zhvilluar mbledhjen e radhës, anëtarët e Komisionit kanë hyrë një nga sallat e selisë së PD.
Të pranishëm ishin Albana Vokshi, Flamur Noka, Çlirim Gjata, Klevis Balliu, Floriana Garo, Tritan Shehu, Flamur Baçi, Bujar Nishani, Gent Strazimiri, Voltana Ademi, Belind Këlliçi etj
